Celebrities Gossip Showbiz

“Më kanë kërcënuar, kërkoj falje që mora të drejtën me u përzi në veprimet e tua…”, Gjira i kërkon falje publikisht Melindës

Reperja Gjira Kajtazi, e cila nuk merret me muzikë prej vitesh tanimë ka reaguar për të dytën herë pas deklaratës në rrjete sociale ku e cilësoi reperen Melinda Ademi si njeri pa ndërgjegje.

Në reagimin e saj të parë, Gjira tregoi se u sqarua privatisht me Melindën, por sërish vazhdonte të mbështeste qëndrimin e saj.

Teksa ditën e sotme, reperja i ka kërkuar falje publike Melindës me anë të një postimi në Instagram, duke u shprehur se nuk kishte asnjë të drejtë të ndërhynte në veprimet e të tjerëve.

Të jesh e fort do të thotë edhe ti kërkosh falje një personi kur gabon. Këto ditë kam mendu për fjalët që i kam shprehë rreth Melindës. Melinda, më vjen keq që mora të drejtën me u përzi në veprimet tua. S’ka qenë qëllimi im me të lëndu apo me të ofendu në kohën më të vështirë të jetës tënde. Më fal nga zemra…

Ky status vjen nga bindja e veprimit tim të gabuar. Për gjithë ata njerëz që kanë qenë pro apo kundër meje apo më kanë kërcënuar, nuk më interesojnë dhe s’kanë aspak ndikim.