Food & Drink

Me këtë mëngjes natyral ju do të fitoni energjitë e duhura!

Vakti më i rëndësishëm i ditës është mëngjesi. Proteinat e shëndetshme, karbohidratet që digjen ngadalë, frutat dhe perimet janë ato që nevojiten. Teksa ju flini, trupi juaj punon të tresë darkën e mbrëmshme, prandaj sapo të zgjoheni, trupi ka nevojë për ushqim. Nëse ju nuk hani mëngjes, trupi juaj do të ndiejë nevojën që të përdori rezervat ushqimore për të funksionuar gjatë ditës.

Këto janë këshillat që do ju ndihmojnë të hani mëngjesin e duhur për t’ju dhënë energji për gjithë ditën:

Zgjidhni drithërat

Drithërat me shumë fibra mund t’ju ndihmojnë që të mbani nivelin e sheqerit në gjak, dhe të shmangni rëniet e energjisë gjatë ditës. Më të shëndetshmet janë tërshëra dhe gruri.

9 Health Benefits of Eating Oats and Oatmeal
Përfshini proteinat

Jogurti është një zgjedhje e mirë. Gjithashtu edhe kosi grek përmban proteina më shumë se jogurti normal. Vezët mund të konsumohen vetëm një në ditë. Gjithashtu mund të përfshini salmonin dhe arrat në dietën tuaj.

Homemade Yogurt Recipe | Serious Eats
Hani në shtëpi, jo jashtë

Shumica e ushqimeve të gatuara nga restorantet nuk është mëngjesi që juve ju duhet, sepse vajrat dhe karbohidratet do të jenë të tepërta. Asgjë nuk është më e shëndetshme se një mëngjes i përgatitur vetë në shtëpi.

Kurr mos dilni nga shtëpia pa ngrënë mëngjes, do të rrezikoheni nga zemra! | Gazeta Mejdani
Pini edhe një “smoothie”

Kombinoni fruta, lëng, jogurt, tërshërë, ose produkte të tjera. Me pak akull shtesë dhe do të merrni një pije freskuese plotë energji që në mëngjes.

Easy Banana Smoothie Recipe