Celebrities Gossip Showbiz

Me këtë video që sapo postoi Tuna besojmë jemi dakord të gjithë!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

Megjithatë, përpos karrierës dhe jetës private, bukuroshja është mjaft aktive me postime në rrjete sociale dhe nga përditshmëria. Edhe pse një mama padyshim shumë seksi edhe ajo ka nevojë për palestër për të mbajtur trupin në formë e me anë të një video shumë ‘funny’ ka treguar realitetin e të gjithëve ne teksa ka postuar një palestër ku gatuhen brumëra.

Ndarjet dhe ribashkimet mes Tunës dhe Patrisit kanë qenë të shumta edhe pse të dy e kanë mbajtur shumë private këtë pjesë duke mos dhënë informacione, deklarata apo postime në rrjete sociale. Mirëpo, duket se artistja ka vendosur të sulmojë publikisht vetëm pak ditë më parë ish- partnerin e saj me anë të disa Instastory-ve lidhur me kujdestarinë e fëmijëve duke e akuzuar se nuk paguan detyrimet e nevojshme për t’i rritur dhe se nuk qëndron pranë tyre në momente të vështira.

E duket se pas postimeve nga ana e Tunës, ish- partneri i saj dhe njëkohësisht babai i fëmijëve ka vizituar të birin i cili ndodhet në spital dhe këtë moment ajo e ka fotografuar teksa e ka ironizuar keqazi me fjalë dhe një ’emoji’ që simbolizon letrën higjienike.