Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Botë e Çuditshme Sociale

Me këto 5 hapa do të mund të fitoni respektin e të gjithëve në vendin e punës!

Të gjithë kërkojnë respekt dhe duan të vlerësohen për punën që bëjnë dhe të marrin vlerësimin e duhur për kontributet e tyre. Nëse doni të respektoheni më shumë nga shefi juaj, stafi ose kolegët tuaj, ju absolutisht duhet të bëni këto pesë gjëra në mënyrë të vazhdueshme.

1. Kërkoni falje për gabimin që keni bërë, por jo për atë që ju jeni ose për arritjet tuaja.

Me të gjithë kuptimin që ka, mos kërkoni falje më shumë seç duhet. Duke bërë këtë, mund të bëjë që njerëzit t’ju shohin si inferiorë, veçanërisht kur prirja juaj është që automatikisht të kërkoni falje nga të tjerët, jo vetëm gjërat që gaboni por edhe për gjërat që ata gabojnë. Kërkoni falje nëse jeni treguar jo korrekt në komunikim ose për arritjen vonë në një takim, por jo për shqetësimin e një personi tjetër me profesionalizmin apo aftësinë tuaj.

2. Silluni me të tjerët në mënyrën që ata duhet të trajtohen dhe jo si ju dëshironi të trajtoheni.

Megjithëse vlen, parimi i Rregullit të Artë nuk është gjithmonë i duhuri. Rregulli i Artë sugjeron që “t’i trajtojmë të tjerët në mënyrën që duam të trajtohemi”. Një qasje më e mirë është të “trajtojmë të tjerët ashtu si dëshirojnë të trajtohen”. Kjo quhet Rregulla Platinum. Kur i trajtoni të tjerët ashtu si dëshironi të trajtoheni, ata mund t’ju shohin si arrogant dhe tepër mendjemadh. Mendoni për këtë. Si mund të vendosim që njerëzit e tjerë duan të trajtohen në të njëjtën mënyrë si ne duam të trajtohemi? Kush na jep të drejtë ta supozojmë atë? Pavarësisht nga titujt e pozicioneve ose statusi, gjeni një mënyrë për t’ju treguar se vlerësoni punëtorin e mirëmbajtjes po aq sa ju e vlerësoni shefin ekzekutiv.

3.Bëni nevojat tuaja një përparësi dhe sqaroni konfliktet që ju bëjnë të ndiheni jo mirë.

Njerëzit i vlerësojnë njerëzit që respektojnë vetveten dhe vlerësojnë nevojat e tyre. Kur shmangni konfliktin, ju jepni  mesazhin se nevojat tuaja janë inferiore ndaj atyre të të tjerëve. Ekzistojnë pesë lloje të konfliktit (bashkëpunimi, kompromisi, konkurrimi, akomodimi dhe shmangia), dhe secila mënyrë ka një kohë dhe vend për përshtatshmërinë e tij. Është mirë që ndonjëherë të shmangni konfliktin, por nëse keni tendencë ta shmangni atë edhe kur gjërat kthehen në personale, ju bëheni pjesë e problemit. Duke qenë një shmangës, të tjerët bëhen gjithnjë e më pak të interesuar për t’ju respektuar.

4. Bëni gjënë e duhur edhe nëse ju kushton

Etika ka të bëjë me mënyrën se si e përballojmë sfidën për të bërë gjënë e duhur kur kjo do të na kushtojë shumë. Instituti i Etikës Josephson

Ne mund t’i respektojmë njerëzit edhe nëse nuk jemi dakord me ta, dhe mund të respektojmë njerëz që as nuk i duam. Nëse kujdeseni për të shtuar më shumë respektin, absolutisht duhet të angazhoheni në një sërë standardesh profesionale që pasqyrojnë nivele të larta të integritetit dhe etikës.

Mjeti më i rëndësishëm i bindjes që keni në të gjithë arsenalin tuaj është integriteti.

5. Bëni më shumë pyetje dhe qëndroni të hapur për ide të reja.

Në rast se po pyesni veten, njerëzit nuk i pëlqejnë ato që bëjnë sikur i dinë të gjitha. Nëse silleni sikur vetëm ju keni idetë më interesante dhe përpiqeni të ulni të tjerët nuk do t’ju pëlqejnë. Njerëzit do t’ju respektojnë më pak sepse nuk ju ndjejnë se vlerësoni idetë e tyre.

Një strategji më e mirë do të ishte t’u tregonit njerëzve se jeni të hapur për të mësuar gjëra të reja dhe për të menduar ndryshe. Në shoqërinë e sotme, aftësia juaj për të mësuar, për të bërë pyetje vlerësohet me të vërtetë dhe kjo do t’ju bëjë të fitoni më shumë respekt nga kolegët tuaj.