Celebrities Gossip Showbiz

“Prisja më përmbajtje nga ajo…”, Krist Aliaj flet për raportin me ish të dashurën e tij!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Krist Aliaj ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live” dhe ka treguar shumë rreht marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë të “BBV2” dhe çfarë ka ndodhur me historinë e tij dhe të Keisi Medinin dhe shumë të reja. I pyetur rreth historisë së tij me ish të dashurën, Zaza, e cila u bë shumë e përfolur Kristi është shprehur:

Nuk e di si reagoi, unë prisja më përmbajtje nga ajo duke e njohur, nuk mendova se do e dramatizonte në këtë nivel… jo nuk kemi pasur komunikim fare thjesht u shkëputa nga ajo situatë…

Së fundmi Krist Aliaj dhe Ronaldo Sharka kanë darkuar me disa miq të tyre e këtë na e kanë treguar me disa postime në Instastory. Por jo vetëm kaq, një vajzë bjonde misterioze ka qenë më afër Kristit se të tjerët dhe këtë Ronaldo nuk mund të mos e ndante me ndjekësit dhe ka postuar një video duke i ngacmuar ata të dy dhe duke e vendosur Kristin në siklet ndërkohë që vajza nuk pranon të tregoj fytyrën.