Celebrities Gossip Showbiz

Më mirë e ëma se e bija, Kim Kardashian dhe North West mahnisin me këto imazhe!

Kim Kardashian postoi në Instagram të mërkurën për të ndarë disa foto me stil me vajzën e saj North. Ylli i realitetit televiziv, 41 vjeç, shfaqi format e saj me një fustan të zi dhe dukej e mrekullueshme ndërsa ishte jashtë me nëntë vjeçaren, të cilën e ndan me ish-burrin Kanye West.

“Një dyshe”, ka shkruar nëna krenare e katër fëmijëve në postimin, i cili mori afro 600,000 pëlqime në vetëm dy orë. Themeluesja e “SKIMS” e kombinoi look-un me geta të zeza, taka dhe një pallto të përmasave të mëdha.

Kim kishte një fytyrë plot shkëlqim që përfshinte qerpikë dramatikë dhe një buzëkuq nude. Ndërkohë North u koordinua me mamanë e saj, e veshur me një xhaketë të zezë dhe syze të holla të zeza. Vogëlushja i kishte flokët e saj të zeza në gërsheta të trasha elegante.

Në një foto dyshja nënë e bijë shiheshin së bashku duke dalë nga një hotel, ndërsa në një tjetër ata pozuan në pjesën e pasme të makinës së tyre. Shoqja e saj Paris Hilton ka lënë një emoji me sy të zemrës në postimin e ëmbël. Kjo vjen pasi episodi i dytë i sezonit 2 të The Kardashians u transmetua në Hulu të mërkurën. Në episodin Kim u pa duke u përballur me motrën e saj Khloe.