Celebrities Gossip Showbiz

“Më mirë le të bëhet burrë!” Edi nuk përmbahet dhe bën deklaratën e fortë për Adën

Edhe ky sezon i 3 i “Për’Puthen” ka nisur me plot debate dhe ofendime ndaj konkurrentëve. Kjo gjë nuk po ndodh vetëm mes djemve apo vajzave me njëri-tjetrin, por edhe mes “çifteve”. Ada dhe Edi zhvilluan takimin e tyre të parë gjatë kësaj jave, megjithatë takimi i dytë i këtij të fundit me Alvisën, një tjetër konkurrente  shkaktoi një debat shumë të ashpër mes tyre.

Teksa Ada ju drejtua Edit duke e cilësuar si ‘fake’ sjelljen e tij me Alvisën, ky i fundit zgjodhi t’i drejtohej pak ashpër vajzës me të cilën ka zhvilluar një takim.

Po të vjen inat që ajo është femër origjinale? Ti ke buzët e bëra, këto të bëra. Për mua ti nuk je femër, më mirë bëhu burrë. Më pëlqejnë femrat natyrale.

Ada u ndje shumë e ofenduar ndaj këtyre fjalëve dhe ju kthye Edit, duke e cilësuar si femër.

Ti je si femër. Mua nuk më vjen aspak inat për ty, mos mendo se më vjen inat.

Aty ku dukej se gjërat mes tyre po shkonin mirë, ky debat duket se ka shkaktuar një krisje shumë të thellë mes tyre dhe nuk dihet nëse Ada dhe Edi do ta kenë njëri- tjetrin parasysh pas këtij debati dhe këtyre deklaratave kaq të forta.