Health & Beauty

Më mirë meshkujt natyralë apo të depiluar?! Shqiptarët votojnë, zbuloni preferencën e tyre…

Ditët e sotme po shtohet shumë numri i burrave që nuk dëshirojnë të jenë natyralë, por preferojnë të depilohen në zonat e ndryshme të trupit të tyre. Duket se po kthehet në modë mjekra, por përsa i përket qimeve në zonën e barkut dhe këmbëve, mesa duket po shtohen burrat që preferojnë t’i heqin ato.

Por cila është preference e vajzave?! A duan ata burrat natyralë apo të depiluar?! Ne në Top Albania Radio kemi bërë një sondazh në faqen zyrtare në Instagram ku shtrojmë pyetjen e mëposhtme.

A ju pëlqejnë meshkujt natyralë apo të depiluar?!

Epo duket se sado të ndryshojnë trendet, vajzat shqiptare janë “tradicionale” dhe i duan burrat siç i ka bëra nëna natyrë. 65% e votuesve ka votuar për burra natyralë, teksa 35% e tyre ka votuar burra të depiluar.

Sigurisht pas disa kohësh këto përqindje mund të ndryshojnë, por duket se për momentin burrat natyralë janë të preferuarit e vajzave shqiptare. Epo sado në modë të jenë burrat e depiluar, është e vështirë të largohesh nga ‘tradicionalja’.