Celebrities Gossip Showbiz

Më mirë se në këngën e re të Ermalit dhe Luar nuk mund të promovohej Shqipëria në një këngë të re!

Para pak ditësh, Ermali dhe këngëtarja Luar Arani zbuluan me anë të një fotografie se do të sillnin një këngë të re së bashku. E mesa duket, pritja për këtë bashkëpunim mes dyshes mori fund.

Pak më parë u lançua kënga e tyre më e re me titull “Shqiptare” dhe që nga kjo mund të kuptojmë se ka të bëjë me vendin tonë të bukur. Klipi përfshin plane nga vendet më të bukura të Shqipërisë, duke e promovuar atë më së miri. Gjithashtu, një detaj shumë i bukur janë veshjet dhe aksesorët tradicionalë që Luar mban veshur dhe i shtojnë shumë hijeshi.

Kënga sapo ka dalë dhe deri më tani numëron mbi 1 mijë klikime.