Celebrities Gossip Showbiz

“Më mungon”, 2Ton ka një surprizë për ndjekësit e tij të dashuruar!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Së fundmi, artisti nuk ka paralajmëruar vetëm një këngë, por për të gjithë ndjekësit e tij me anë të një Instastory ku shfaqej në studio ka zbuluar se do të sjellë një album. E duket se në projektin e radhës muzikor 2Ton ka vendosur të prekë zemrat e ndjekësve të tij të dashuruar dhe do të publikojë jo më larg se në orën 16:00 të ditës së sotme ‘I miss you’ (Më mungon).

Edhe pse nuk na e kishte treguar kurrë, artisti duket se ka një pasion që nuk ka të bëjë aspak me muzikën por me sportin dhe është pikërisht boksi.

Projekti më i fundit muzikor nga 2Ton është bashkëpunimi me reperët Blleki dhe Festim. ‘Problema’ që ka vetëm dy ditë që është publikuar dhe numëron afro 500 mijë klikime në  platformën YouTube.