Celebrities Gossip Showbiz

“Më mungon gjithashtu dashuri”, Trixa flet për marrëdhënien me Neymar, por Donaldi çfarë mendimi ka?

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa tanimë janë deklaruar që janë për njëri- tjetrin me fjalët dhe veprimet e tyre.

Mirëpo, së fundmi Trixa ka folur me Arbrin dhe Sarën, lidhur me futbollistin e njohur Neymar, afrimitet për të cilin këngëtarja u përfol shumë asokohe. Artistja bashkë me kushërirën e saj, këngëtaren e njohur Anxhelina Hadërgjonaj u përfolën pasi ishin në festën e ditëlindjes së futbollistit.

Ajo gjithashtu ka zbuluar në një emision para pak kohësh dhe disa biseda paksa ‘intime’ me të.

Neymar: Më mungon

Trixa: Më mungon gjithashtu dashuri. Mezi pres të të takoj

Lidhur me këtë, Trixa ka folur edhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” edhe pse është në një lidhje me Donaldin.

Arbri: Kë ke shok nga këta, Mbappe, Neymar?

Beatrix: Po, Neymar.

Sarah: Kë ke shok?

Beatrix: Neymar.

Sarah: Futbollistin mi?

Beatrix: Më ka shkruajtur vite më përpara edhe pastaj, me shoqëri, ka nisur kështu më vonë, me kushërirën.

Ne jemi kurioz për mendimin e aktorit lidhur me këtë bisedë të Trixa-s.

Çdo situatë me aktorin brenda shtëpisë e ka bërë atë aq shumë të përfolur dhe të diskutuar sa ai ka rezultuar si më i kërkuari në Shqipëri në platformën ‘Google’. Madje duke lënë pas edhe Sali Berishën. Ky lajm është konfirmuar nga vetë themeluesi i “Big Media Expert”, Tom Kallanxhiu i ftuar në një emision së fundmi.