Celebrities Film & Tv

Më në fund Debi Mazar reagon në lidhje me rolin e Julia Fox në krahë të Madonna-s!

Si të gjithë fansat e etur të superyllit edhe Debi Mazar është po aq kurioze në lidhje me filmin e ardhshëm biografik të ikonës, Madonna. Aktorja e re dhe shoqja e vjetër e ikonës së popit iu përgjigj thashethemeve se ylli i “Uncut Gems”, Julia Fox është në bisedime e sipër për të portretizuar Mazar në një film që Madonna po bën, siç raportoi më parë “Entertainment Weekly”. Mazar tha se është “surreale” të mendosh se ajo do të luhet nga dikush në një film.

Gjithashtu Debi mendon se bazur edhe tek aftësitë e Julia-s, ajo mund të luajë edhe vetë Madonën. Ajo ka reaguar në rrjetin social Instagram duke thënë se:

Telefoni im është mbushur plot e përplot me mesazhe javën e kaluar pasi u njoftua se Julia u takua me Madonna-n për filmin e saj. Shtypi po më kërkon të qartësoj situatën dhe t’u jap fund thashethemeve. Paparacët gjithashtu po kërkojnë që të më fotografojnë në mënyrë që të mund të paraqesin krahasime të Julia-s me mua. Ajo që më ngjan mua është vajza ime 19-vjeçare Evelina, por ajo nuk është një aktore e kompletuar kështuqë… Më duket e gjitha mjaft zbavitëse, por ajo që më duket më interesante është se dikush do të luajë rolin si mua! Është surreale! Nuk e kam idenë se si lexohet skenari apo kë ka në mendje Madonna. Ne kemi qenë mikesha për kaq shumë kohë, jam kurioze! Sigurisht që ka qenë një udhëtim.

Mazar shtoi se Madonna, ka një histori epike për të treguar.

Theksojmë gjithashtu se para pak ditësh Madonna postoi një seri fotosh në rrjetin e saj social Instagram duke pozuar me Fox dhe në krahë të atletëve Antonio Brown dhe Floyd Mayweather, plus të dashurit të ri të bukuroshes Kanye West. Ky veprim menjëherë forcoi dyshimet se Julia do të jetë padyshim pjesë e filmit.