Celebrities Gossip Showbiz

Më në fund dritë në fund të tunelit! Ky detaj mund të ndryshojë gjithë çështjen e Britney Spears…

Lufta e Britney Spears për t’i dhënë fund kujdestarisë së babait të sai, i cili ka kontrollin mbi jetën e saj, do të kthehet sërish në gjykatë ditën e sotme, në një seancë që mund të ndryshojë totalisht çështjen.

Në një dëshmi të padëgjuar më parë, muajin e kaluar këngëtarja tha se kujdestaria kishte qenë abuzive dhe bëri thirrje publike për përfundimin e marrëveshjes ligjore që i ka dhënë babait të saj dhe njerëzve të tjerë kontroll mbi jetën personale dhe karrierën e saj për 13 vjet.

Pas kësaj, një sërë ngjarjesh ndodhën. Britney mori mbështetje nga shumë kolegë të saj, përfshirë këtu këngëtaren Christina Aguilera, ish-të dashurin e saj Justin Timberlake si dhe nga partneri aktual i saj Sam Asghari. Gjithashtu, reperja Iggy Azalea, ka deklaruar se ajo ka qenë dëshmitare e sjelljeve abuzuese të babait të këngëtares.

Megjithatë, njerëzit pranë saj, duke përfshirë këtu menaxherin e Britney Spears, Larry Rudolph ka vendosur të japë dorëheqjen. Sipas mediave, ai ka kërkuar të dalë në pension dhe është shprehur se nuk dëshiron të jetë i përfshirë në çështjen e kujdestarisë. Edhe avokati, Samuel D. Ingham III, kërkoi të japë dorëheqjen nga çështja e saj e kujdestarisë.

Ky i fundit, është përballur me një hetim të fortë pasi Spears tha në gjykatë se ajo nuk e dinte se mund të bënte kërkesë për të përfunduar kujdestarinë. Të dhënat kanë treguar se Spears për vite me radhë ka kundërshtuar kujdestarinë, por Ingham, i cili është paguar miliona nga pasuria e saj, nuk ka bërë kurrë kërkesë për t’i dhënë fund. Ingham iu caktua nga gjykata kur u vendos për herë të parë në kujdestari në vitin 2008.

“New York Times” raporton se Spears ka qenë në kontakt me Mathew Rosengart, një avokat i “Hollywood”-it dhe ish-prokuror federal, i cili pritet të marrë pjesë në seancën dëgjimore këtë javë. Ekspertët thonë se nëse Britney arrin të punësojë një avokat, çështja mund të ndryshojë në favor të saj. Megan Radford, një aktiviste e lëvizjes “#FreeBritney”, është shprehur se:

Kjo sinjalizon se e gjithë çështja më në fund po shkatërrohet. Për mua, është fillimi i vërtetë i fundit.

Kevin Wu, një tjetër avokat, thotë se është optimist se liria e këngëtares po vjen shumë shpejt.

Kjo është më e madhe se Britney. Ka shumë njerëz që janë nën kujdestari abuzive. Vëmendja për çështjen e saj shpresoj se do të sjellë drejtësi për shumë nga këta njerëz.