Lancio Music

Më në fund! Ja kur publikohet bashkëpunimi i Albanit dhe Arilenës!

Ata janë këngëtarët më të mirë të tregut muzikor shqiptar. Bëhët fjalë për Alban Skënderajn dhe Arilena Arën. Këngëtarët e njohur kanë bërë më dije se bashkëpunimi i tyre i shumëpritur do të publikohet ditën e sotme. Nëpërmjet një fotoje të shkëputur nga videoklipi i tyre, të publikuar në Instagram, dy artistët bëjnë me dije se projekti do lançohet sot në orën 16:00.

Disa ditë më parë ata kanë zbuluar titullin e projektit që është “A i sheh”. Në foton e publikuar prej tyre në rrjetet sociale, ata shihen përballë njëri-tjetrit mbi një kodër. Klipi është xhiruar në disa zona turistike malore në Kosovë, teksa kujtojmë se kjo është hera e parë që ata bëhen bashkë në një projekt.

Rikujtojmë, se Arilena ka disa kohë që nuk ka publikuar projekte të reja. E njëjta gjë vlen edhe për Albanin, i cili ndryshe nga sa jemi mësuar këtë vit nuk ka qenë shumë aktiv me prurje të reja.

Shumë suksese për dyshen e famshme!