Celebrities Film & Tv

Më në fund kemi një datë publikimi për serialin ‘Sex and the City’!

Epo më në fund pas kaq shumë kohësh dhe pas kaq shumë viteve të gjata pritjeje, seriali më i suksesshëm dhe një nga më të ndjekurit të të gjithë kohërave ka një datë publikimi. ‘Sex and the City’ do të rikthehet dhe do të jetë përsëri në dispozicion me episodet e reja.

Risia e re le të themi mund që të jetë edhe titulli i ri që do të ketë ky serial. Ai do të quhet “And Just Like That!” pavarësisht se do të jenë pak a shumë po të njëjtët karaktere dhe role. Ky serial i dashur fillimisht do të transmetohet në platformën e ‘HBO Max’.

Por ajo çfarë është edhe më e rëndësishme është edhe data e lançimit e cila tashmë është bërë e ditur dhe do të jetë 9 dhjetori i këtij viti.

Ndërkohë që vlen të përmendur se kompania e produksionit të “Sex and The City”, Warner Media ka zbuluar detaje nga ndryshimet e këtij sezoni të ri.

Aktori Chris Noth do të risjellë rolin e tij të famshëm si, Z.Big. Aktoret e dashura për publikun, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis and Cynthia Nixon do të rishfaqen me rolet e tyre shumë të pëlqyera si Carrie, Charlotte dhe Miranda. Teksa, u lajmërua dhe pjesëmarrja e një aktoreje të re, por jo të panjohur për publikun, Sara Ramirez (e njohur nga roli i saj si Callie nga seriali hit Grey’s Anatomy). Karakteri i saj do të sjellë një risi, pasi do të jetë e para biseksuale në serial dhe do të quhet Che Diaz.

“And Just Like That” … do të ndiqet nga banda e vajzave, të cilat vazhdimisht përpiqen të “mbijetojnë” në udhëtimin e komplikuar të jetës. Vetëm se, me një ndryshim… ato nuk janë më në të 30-tat e tyre, duke jetuar me kozmos dhe ushqim kinez, por janë plotësisht të realizuara në të 50-tat e tyre me këpucë edhe më përrallore dhe një përvojë të pasur ‘poshtë’ rripave të tyre të markave të njohura.