Celebrities Gossip Showbiz

Më në fund Kourtney Kardashian dhe Travis Barker gjetën qetësi! Ja se çfarë bënë…

Kourtney Kardashian dhe i dashuri i saj Travis Barker po mundohen që të shpenzojnë çdo minutë krahë njëri-tjetrit. Që pas pushimeve të tyre luksoze në bregdetin e Amalfi, ku u shfaqën më të dashuruar se kurrë, ata kanë vendosur që të ndajnë çdo gjë me fansat e tyre.

42-vjeçarja nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory tregoi se ajo dhe i dashuri i saj po çlodheshin dhe kishin vendosur maskë për fytyrë ndërkohë që ishin në shtrat.

Kohët e fundit dyshja Kardashian dhe Barker kanë qenë në të përfshirë në një histori romantike duke e shtrirë intervalin e pushimeve të tyre në fillim në Cabo San Lucas të Meksikës, e më pas për në Venecia të Italisë nga ku edhe morën pjesë në eventin madhështor të ‘Dolce & Gabbana’-s në të cilin këtë vit incidenti që ndodhi me motin ia hoqi të gjithë madhështinë.

Ata më pas zgjodhën që të largoheshin dhe të shkonin në në ‘Disneyland’ në Paris para se të përfundonin në Nju Jork në një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit siç ishte “MTV Video Music  Award 2021”. Në këtë event reperi 45-vjeçar Travis Barker performoi së bashkun me këngëtarin Machine Gun Kelly ndërkohë që të dashurat e tyre Kourtney Kardashian dhe Megan Fox i prezantuan ata të dy si patnerët e tye dhe baballarët e ardhshëm.

Kujtojmë se ata gjithmonë shfaqen jashtëzakonisht shumë të dashuruar dhe të lumtur krahë njëri-tjetrit dhe kjo mund të jetë një finalizim i lidhjes së tyre me një martesë. Rikujtojmë se ata mund të jenë gati për të hedhur këtë hap, pasi edhe familja edhe fëmijët duken të gjithë shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Familjet e Travis dhe Kourtney-t kanë dhënë aprovimin e tyre për këtë lidhje dhe kjo është fare e qartë nga udhëtimet e shpeshta që ata bëjnë së bashku.