Celebrities Fashion

“Më në fund një 16-vjeçare që duket si fëmijë”, ju prezantojmë me vajzën e Julia Roberts!

Hazel Moder, vajza e Julia Roberts realizoi daljen e parë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, përkrah babait të saj kineast. Siç pritej ajo ja mori të gjithë vëmendjen.

Ngjashmëria e saj me babain, Daniel, u ka rënë në sy të gjithëve, po aq sa thjeshtësia e Hazel. 16-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të verdhë me kopsa, ‘vintage’, të gjerë e të gjatë deri në fund të këmbëve. Paraqitja e saj ishte totalisht pa make up dhe me flokët e kapur bisht.

“Më në fund një 16-vjeçare pa makeup e që duket fëmijë, ashtu siç është”,-kanë shkruar komentuesit në fotot e saj, tashmë të publikuara gjithandej. Ju si e komentoni dukjen e saj?!

Ndërkaq, së fundmi aktorja e njohur e “Hollywood”-it, Julia Roberts, ka postuar një foto krah bashkëshortit të saj prej gati dy dekadash, Daniel Moder. Ylli i “Pretty Woman” ndau një ‘selfie’ shumë romantike në llogarinë e saj në “Instagram” me rastin e përvjetorit të 19-të të martesës. 

Para disa kohëve, aktorja e famshme hollivudiane si rrallëherë ka dhënë një intervistë për Marie Claire ku ka folur për rolin e rëndësishëm të prindërimit.