Tech

Më në fund për të gjithë, Instagram sjell opsionin e ri në story!

Rrjeti i njohur social, Instagram, pritet të ndryshojë shumë shpejt veçorinë e shpërndarjes së lidhjeve nëpër story. Deri tani të drejtën për shpërndarje të “linqeve” në story apo atë që njihet si “Swipe Up”, e kanë pasur vetëm llogaritë e verifikuara apo ato me mbi 10 mijë ndjekës. Ndërkaq tani po testohet për të gjithë përdoruesit.

Shefi për produkte në Instagram, Vishal Shah, deklaron se do të ketë monitorim të vazhdueshëm  nëse përdoruesit po shpërndajnë mashtrime apo lajme të rreme.

Ai ka shtuar se shpërndarja e lidhjeve do të jetë e limituar vetëm te storyt. Shah ka thënë se nuk është në plan që kjo veçori të bëhet edhe për postimet normale në çfarëdo hapësire tjetër të aplikacionit.