Film & Tv Gossip

Më në fund, publikohen datat e sezonit të fundit të “La Casa de Papel”!

“Netflix” ka konfirmuar datat e publikimit të episodeve të sezonit të pestë të serialit të shumëkërkuar, “La Casa de Papel”.

Ky sezon pritet të jetë edhe i fundit për “Money Heist”, edhe pse më herët u paralajmërua një sezon i gjashtë, kjo nuk pritet të ndodhë.

Tashmë me vdekjen e Nairobit në sezonin e fundit, fansat e serialit janë duke e pritur me padurimin sezonin e 5-të.

Sipas njoftimit, sezoni i pestë do të ndahet në dy vëllime.

I pari do të shfaqet më 3 shtator 2021, ndërsa vëllimi i dytë do të jetë në dispozicion të publikut më 3 dhjetor të këtij viti.

Po ashtu, gjiganti i transmetimit të filmave, ka bërë publike dhe një “trailer” të shkurtër të serialit të pestë, i cili do të jetë dhe i fundit.