Celebrities Music

Elton John dhe Ed Sheeran publikojnë këngën e tyre më të re, “Merry Christmas”!

Artistët e njohur muzikor Ed Sheeran dhe Sir Elton John më në fund kanë zbuluar bashkëpunimin e tyre të Krishtlindjeve i cili shpresohet të renditet në vend të parë për këtë vit. “Merry Christmas” është një këngë festive, por në të njëjtën kohë një homazh “ndaj atyre që kanë ikur” gjatë kësaj periudhe të dhimbshme.

Melodia është kompletuar me efekte si zilka slitash, kambana dhe kor dhe është një nga tre këngët që dyshja shkroi pasi John hodhi idenë për një të tillë që prej Krishtlindjeve të shkuara. Megjithatë kënga ka përballë konkurrentë të fortë si Adele dhe LadBaby. Sheeran ka një këngë që ka kryesuar listat e himneve të Krishtlindjeve, bashkëpunimi me Beyonce, “Perfect”. Elton John ka gjithashtu një hit, “Step Into Christmas” që ia del gjithnjë të rikthehet çdo vit.

Sheeran së fundmi ka treguar se ai dhe Elton John janë aq të afërt me njëri-tjetrin sa që muzikanti e telefonon atë çdo ditë dhe i është bërë një krah mbështetës për të qarë që pas vdekjes së shokut të tij. Duke folur për ‘The Sun’, Ed ka treguar sesi interpretuesi legjendar John, e ndihmoi gjatë asaj periudhe shumë të vështirë që kaloi, pasi miku i tij promovuesi australian i muzikës Michael Gudinski, ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare në muajin mars.

Ndërkaq, pas periudhës së tij të vetëizolimit për shkak se rezultoi pozitiv me COVID-19, rikujtojmë se Ed Sheeran u shfaq në “Saturday Night Live” ashtu siç ishte planifikuar prej kohësh. Ed performoi dy nga hitet e tij të fundit, “Shivers” dhe “Overpass Graffiti”. Disa ditë përpara performancës, Sheeran zbuloi përmes postimeve në logarinë e tij në Instagram se ai ishte shëruar nga COVID-19 dhe se shfaqja e tij në “SNL” do të zhvillohej.

Rikujtojmë gjithashtu se, së fundmi është publikuar lista e këngëtarëve të rinj më të pasur në Britani dhe ai që mban vendin e parë është këngëtari i njohur Sheeran. Ylli britanik kryeson për të tretin vit radhazi listën e këngëtarëve më të pasur nën të tridhjetat në Britani.