Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Më në fund u bind, Adele zyrtarizon lidhjen e saj me Rich Paul me foton më të bukur!

Më në fund këngëtarja e famshme Adele ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Rich Paul. Këngëtarja, u shfaq hapur në rrjetin e saj social Instagram, duke postuar një fotografi romantike me partnerin në dasmën e yllit të LA Lakers, Anthony Davis. Fansat kaq deshën dhe menjëherë nisën urimet për çiftin e ri të showbiz-it. Adele vlen të theksojmë se dukej rrëzëllitëse me fustanin e zi klasik pas trupit dhe mëngë të bardhë të fryra. Eleganca saj, një tjetër nivel! Lum Rich i thonë kësaj!

Rikujtojmë, se agjenti sportiv është parë me këngëtaren britanike në ndeshjen e 5-të të finaleve të NBA në korrik, dy muaj pasi qarkulluan lajmet se dyshja kishin filluar të shoqërohen me njëri-tjetrin. Ndërkaq, Paul ka tre fëmijë, por nuk ka qenë kurrë i martuar, sipas “New Yorker”. Adele, nga ana tjetër, përfundoi divorcin me Simon Konecki në mars të vitit 2021. Simon dhe Adele kanë një djalë bashkë të quajtur, Angelo.

Së fundmi, ju rikujtojmë gjithashtu se Adele ka thyer rekorde të padiskutueshme me zërin e saj unik dhe së shpejti pritet që të vijë me një surprizë për fansat e saj. Aristja po përgatitet që të bëjë një rikthim të bujshëm gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Ky rikthim i saj pritet që të kompletohet edhe me albumin e katërt dhe me “qershinë mbi tortë”, e cila do të jetë një koncert televiziv që do të mbahet në Las Vegas.

Kjo pritet që të jetë një nga ngjarjet më spektakolare pasi shfaqja e parë live do të vijë pas katër vitesh. Kujtojmë se turneu i Adele në vitin 2017 rezultoi të ishte një sukses i padiskutueshëm pasi theu rekorde shikueshmërie.