Celebrities Gossip Showbiz

Më në fund u publikua! Ardian Bujupi lançon videoklipin ‘Tranova’ me protagoniste Jasmin Kadriu…

Besojmë të gjithë e mbani mend Jasmin Kadriun, ish-konkurrenten e “Për’puthen”, e njohur për lidhjen e saj shumë të përfolur me Andi Artanin që nuk përfundoi dhe aq mirë. Megjithatë, bukuroshja ende vazhdon të jetë mjaft e komentuar në rrjete sociale.

Së fundmi, Jasmin ka qenë protagoniste në videoklipin e fundit të artistit Ardian Bujupi, që pritet të publikohet në fillim të muajit të ardhshëm. Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar kudo në rrjet, për shkak të afërsisë që ata tregonin në klip. Dhe këtu nuk po flasim vetëm gjatë xhirimeve, por edhe jashtë tyre.

Shumë kanë aluduar se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se thjesht miqësi. Disa foto e video ku duket qartazi afrimiteti mes tyre na bën të dyshojmë se ndoshta ka diçka më shumë, ose thjesht Ardiani di ta marketojë më së miri këngën e re.

Nga ana tjetër, së fundmi ka qenë vetë Jasmina që ka reaguar më në fund lidhur me këtë çështje. Në një intervistë që ka dhënë për mediat në Kosovë, Jasmina nuk ka mohuar se mes tyre ka diçka. Ajo refuzoi të jepte një përgjigje konkrete për raportin mes tyre duke shtuar dyshimet se janë bashkë.

Mirëpo, nga ana tjetër burime për Indeksonline kanë treguar se mes Jasminës dhe Ardianit nuk ka asgjë veçse bashkëpunimit për videoklipin e këngës së re të Ardianit.

E në gjithë rrjedhën e thashethemeve, më në fund videoklipi i shumëpërfolur u publikua. Kënga quhet ‘Tranova’ dhe me protagoniste Jasminën tanimë mund ta dëgjoni projektin e këngëtarit që pati aq shumë bujë.

Ka qenë vetë ish- konkurrentja e ‘Për’Puthen’ para pak ditësh që i ka ‘hedhur benzinë zjarrit’ këtë herë. Teksa ka treguar se ka udhëtuar për në Gjermani së bashku me një mikeshë të sajën, Jasmina ka shpërndarë një video me Ardianin ku duket se ka qenë dhe me të.