Celebrities Gossip Showbiz

Me një festë madhështore, Genta Ismajli zbulon zyrtarisht gjininë e binjakëve!

Prej muajsh tashmë është përfolur për shtatzëninë e Genta Ismajlit, madje dhe janë postuar foto duke dyshuar rreth një barku të rrumbullakosur por asgjë nuk ishte konfirmuar nga vetë ajo. Por pritjes i erdhi fundi pasi këngëtarja e konfirmoi shtatzëninë e saj me anë të një videoje ku shfaqej krah bashkëshortit dhe duhet ta pranojmë se dukej marramendëse.

E tanimë që gjithçka dihet dhe që Genta është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, bukuroshja nuk na ka kursyer gjithashtu edhe disa foto shumë të bukura teksa ekspozon barkun e rrumbullakosur. Me partnerin e saj Usta, por dhe vetëm bukuroshja jo vetëm që na ka treguar këto pamje, por dhe ndjekësve të saj i ka zbuluar atë që prej kohësh përflitej se ishte në pritje të binjakëve.

Me anë të një feste që mund të themi me plot gojë se është përtej madhështores, Genta zbuloi gjininë e binjakëve dhe ishte ajo që përflitej prej kohësh, një djalë dhe një vajzë!

Ne i urojmë Gentës një shtatzëni sa më të mbarë në pritje të dy bebushave!

Sigurisht që këtë periudhë, këngëtarja është fokusuar më shumë tek jeta personale dhe nuk është angazhuar me punë apo projekte muzikore.