Celebrities Gossip Showbiz

Me një foto shumë artistike, Luar Arani dhe Ermal Fejzullahu paralajmërojnë këngën e re!

Këngëtarja Luar Arani nuk është shumë aktive me projekte të reja muzikore. Megjithatë, ajo ka dalluar për zërin e saj të veçantë dhe këngët që ajo nxjerr kanë rezultuar të suksesshme.

Së fundmi, Luar po vjen në një bashkëpunim me këngëtarin shumë të dashur, Ermal Fejzullahu. Ky i fundit ka folur vetë rreth këtij bashkëpunimi duke treguar se një surprizë shumë e bukur na pret nga dy artistët.

E kam edhe një bashkëpunim me një këngëtare shumë të mirë. Ajo është Luar Arani që prej disa vitesh është zhdukur nga skena. Ajo ka pasur disa këngë shumë të mira dhe është artiste shumë e mirë, të cilën e vlerësoj shumë. E kemi bërë një bashkëpunim. Është një këngë shumë e mirë, shumë fisnike. Jo gjithmonë me ndjek vetëm këngë tregut. Unë gjithmonë kam qejf për t’u rikthyer tek ajo që e kam filluar karrierën dhe e di që kjo këngë ka për t’u vlerësuar shumë mirë. Nuk është se kemi caktuar ndonjë datë, varet nga situata.

Ndërkohë vetë ajo, ka publikuar një fotografi shumë të veçantë me Ermalin, të shkrepur gjatë xhirimeve, teksa na paralajmëron se kënga do të publikohet shumë shpejt.