Celebrities Film & Tv Showbiz

Me një kimi të jashtëzakonshme me njëri-tjetrin/Aktorët që luajtën së bashku në disa projekte!

Mund të thuash se disa aktorë janë të destinuar të punojnë së bashku. Ata kanë qenë në të njëjtin film apo program televiziv disa herë dhe kimia e tyre nuk kaloi pa u vënë re nga fansat. Kur 2 aktorët që njohim dhe duam do të punojnë sërish bashkë, ju e dini që do të jetë një shfaqje e mirë. ‘Bright Side’ ka disa dyshe të preferuara në ekran dhe po i ndan me ju se cilët janë ata:

1. Sarah Jessica Parker dhe Cynthia Nixon

Fansat kujtojnë Sarah Jessica Parker dhe Cynthia Nixon si Carrie dhe Miranda në ‘Sex and the City’ dhe vazhdimi i tij, ‘And Just Like That’. Megjithatë, ky projekt nuk ka qenë hera e parë që ato punojnë së bashku. Dyshja luajti në dramën televizive, ‘My Body, My Child’, në vitet 1980.

2. Rob Schneider dhe Adam Sandler

Kjo dyshe u bë e pandashme në sytë e shikuesve, pasi së bashku luajtën në 18 filma. Projektet e tyre të përbashkëta përfshijnë filma si ‘The Longest Yard’ (2005) dhe ‘Grown Ups’ (2010).

3. Amy Adams dhe Christian Bale

Dyshja luajtën në 3 filma së bashku: ‘American Hustle’, ‘The Fighter’ dhe ‘Vice’. Është mjaft interesante që të tre këta filma fituan shumë çmime Oscar. Ndoshta kjo dyshe është çelësi i suksesit!

4. Jane Fonda dhe Lily Tomlin

Fonda dhe Tomlin luajtën së bashku në komedin ‘9 to 5’ në vitet 1980, por ato u ribashkuan për një shfaqje tjetër të Netflix, ‘Grace and Frankie’. Kimia e tyre është aq e mirë sa shfaqja e tyre u rinovua për 7 sezone.

5. George Clooney dhe Brad Pitt

Dyshja luajtën së bashku në filmin e vitit 2001, ‘Ocean’s Eleven’, por ata gjithashtu kanë bërë disa filma të tjerë së bashku, si ‘Confessions of a Dangerous Mind’ (2002) dhe ‘Burn After Reading’ (2008).

6. Robert De Niro dhe Al Pacino

Të dy aktorët luajtën së bashku si personazhet kryesore të filmit hit, ‘The Godfather’, por projektet e tyre së bashku nuk mbaruan këtu. Ata u shfaqën gjithashtu në filmat, ‘Heat’ (1995), ‘Righteous Kill’ (2008) dhe ‘The Irishman’ (2019).

7. Uma Thurman dhe John Travolta

Këta aktorë ndanë një skenë të paharrueshme kërcimi në filmin e Quentin Tarantino, ‘Pulp Fiction’ në 1994. Mbi një dekadë më vonë, ata u ribashkuan për të punuar së bashku në komedinë ‘Be Cool’.

8. Chris Hemsworth dhe Tessa Thompson

Dyshja e njohur kanë disa filma së bashku që janë pjesë e ‘Marvel Cinematic Universe’, duke përfshirë filmat Thor dhe filmat Avengers. Megjithatë, përveç kësaj, dyshja luajti edhe në filmin, ‘Men In Black: International’, dhe kritikët vunë re kiminë e tyre së bashku.

9. Jennifer Lawrence dhe Bradley Cooper

Kjo dyshe ka punuar së bashku në 6 filma, me projektin e tyre të parë ‘Silver Linings Playbook’ në 2012. Cooper tha se ata kanë shumë projekte të përbashkëta është thjesht një rastësi dhe se ai e respekton shumë Lawrencen si profesionist.

10. Maggie Cheung dhe Tony Leung

Filmi i Wong Kar-Wai, ‘In the Mood for Love’, u bë një ndryshim i karrierës si për Maggie Cheung ashtu edhe për Tony Leung, të cilët luajtën rolet kryesore. Megjithatë, nuk është filmi i tyre i vetëm (apo edhe i parë) së bashku. Ata kanë luajtur së bashku në ‘Days of Being Wild’, ‘Ashes of the Time’ dhe ‘Hero’.