Sport

Me parametra zero në verë, zbulohet e ardhmja e Di Marias!

Angel Di Maria do të largohet nga Paris Saint-Germian me parametra zero këtë verë dhe mediet italiane raportojnë se mesfushori ka rënë dakord për kontratë një vjeçare plus mundësinë e një viti shtesë me Juventus-in.

Argjentinasi raportohet se do fitojë 7 milionë euro në sezon te “Zonja e Vjetër”, ndërsa tashmë mungon vetëm zyrtarizimi dhe mbyllja e muajit qershor që 34-vjeçari të lërë Parisin për Torinon.

Di Maria kaloi shtatë vite të karrierës së tij te PSG-ja, duke qenë vendimtar te rezultatet e parizienëve, megjithatë tashmë klubi francez nuk dëshiron ta zgjasë më kontratën e mesfushorit.

Argjentinasi ka ndihmuar PSG-në që të fitojë pesë tituj të Ligue 1, pesë Kupa të Francës dhe tre Trophees des Champions. Ai ka shënuar 92 gola dhe ka dhënë 118 asiste në 294 ndeshje me PSG-në.