Celebrities Showbiz

Me postimin e fundit Bella Hadid i sqaron të gjithë njëherë e mirë!

Bella Hadid përveçse është një nga modelet më të njohura dhe më të komentuara, ajo padyshim edhe një nga më të paguarat në botë. Ajo numëron rreth 45.7 milionë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram dhe postimet e bukuroshes gjithmonë tërheqin vëmendjen e ndjekësve ku shumë prej tyre edhe inspirohen nga vetë modelja.

Modelja së fundmi nëpërmjet një postimi në InstaStory ka bërë me dije se është vaksinuar. 24-vjeçarja postoi një foto të saj teksa një infermiere po i injektonte vaksinën kundër COVID-19. Në postimin e saj ajo ka shkruar:

Për këdo që është i interesuar.

Supermodelja Bella Hadid tha se mori vaksinën COVID-19 pasi u përhapën në masë spekulimet se ajo nuk arriti dot të merrte pjesë në eventin madhështor të ‘Met Gala 2021’ që u zhvillua ditën e hënë, për shkak të protokolleve të sigurisë të ngjarjes ku një nga rregullat kryesor i cili ishte edhe më i rëndësishmi ishte se të gjithë të ftuarit dhe pjesëmarrësit në event duhet të ishin të vaksinuar kundër COVID-19.

Kujtojmë se motra e saj Gigi Hadid ishte e pranishme në mbrëmjen e ‘Met Gala 2021’ këtë vit. Ajo kishte zgjedhur që të vishej nga marka prestigjoze ‘Prada’. Të dyja modelet janë shfaqur së bashku çdo vit teksa kanë marrë pjesë në ‘Met Gala’ por që këtë vit nuk ndodhi diçka e tillë. Vërejtjet dhe kritikat e shumta ndezën spekulimet se edhe yjet e tjerë të cilët anashkaluan ‘Met Gala’-n kishin po të njëjtën arsye.

Kujtojmë se edhe Kylie Jenner u tërhoq nga eventi i ‘Met Gala 2021’ në minutën e fundit, por një burim pranë saj u shpreh se miliarderja 24-vjeçare thjesht nuk arriti të merrte pjesë dhe të shkonte pasi ajo është shtatzënë dhe se duhet një punë shumë e madhe për të marrë pjesë në një ngjarje të tillë madhështore ku të gjithë sytë e botës janë drejtuar nga eventi.