Celebrities Gossip Showbiz

Me postimin më të fundit, Dojna Mema na ‘ëmbëlsoi’ ditën të gjithëve!

Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Prezantuesja është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

Dojna shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria e saj. E pak më parë ka ndarë me ne një Instastory ku ka treguar se po e kalon këtë të martë në nje vend me natyrë së bashku me familjen e saj të vogël, Vlashentin dhe të birin duke na i bërë kështu ‘sytë zemra’.

Së fundmi me rastin e 110- vjetorit të Pavarësisë shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare. Megjithatë duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Dojnës, e cila jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë urim të tillë, por edhe ka bërë një postim kundër personave që kanë treguar patriotizmin e tyre dhe i ka quajtur ata “patriotë patatinash”.