Celebrities Design Showbiz

Me rastin e 1 vjetorit të fejesës së tyre, Brooklyn Beckham dhe Nicola marrin këtë vendim!

Në tetor të vitit të kaluar ata shpallën fejesën e tyre. Bëhet fjalë për djalin e madh të çiftit Beckham, Brooklyn. Ai dhe bashkëshortja e tij e ardhshme, aktorja 25 vjeçare Nicola Peltz, zgjodhën një vend ekstra luksoz për të celebruar dashurinë e tyre.

Ka qenë pikërisht Italia destinacioni i çiftit, përkatësisht në kompleksin luksoz të quajtur “Borgo Egnazia”, po i njëjti vend ku Justin Timberlake dhe bashkëshortja e tij u martuan në vitin 2012. Së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se dyshja e njohur kanë nisur bashkëjetesën në një shtëpi që nuk vlen më pak se 10 milionë dollarë. Sipas burimeve për “TMZ” për këtë rezidencë çifti ka paguar 1 milionë dollarë paradhënie.

Rezidenca më shumë se 7,000 metra katrorë ndodhet jo larg vendit ku jetonte familja e Brooklyn disa vite më parë kur David luajti për Los Angeles Galaxy. Sipas të dhënave të pasurive të patundshme, prona u ndërtua vetëm vitin e kaluar dhe përmban pesë dhoma gjumi, një kuzhinë luksoze, një pishinë, banjë, një bodrum, një zonë private për yoga, palestër, sauna dhe një bar privat.

Rezidenca luksoze ndodhet në një nga lagjet më të shtrenjta të Los Angeles-it. Brooklyn dhe Nicola nuk kanë komentuar në lidhje me blerjen e shtëpisë së tyre të re, e cila vjen pothuajse një vit që kur ai i propozoi aktores 26-vjeçare.

Për më shumë shikoni fotot e rezidencës: