Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Me rastin e 10 vjetorit të martesës, Mark Zuckerberg poston foton e rrallë me bashkëshorten!

Sot në familjen e themeluesit të Meta, Mark Zuckerberg ka festë. Ai dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan shënonjë 10 vjetorin e martesës së tyre. Këtë moment të rëndësishëm e ka kujtuar vetë Mark, i cili ka postuar në Facebook një foto nga dasma e tyre, teksa mban dorën e gruas së tij. Krahas fotos miliarderi i teknologjisë ka shkruar se:

10 vjet të martuar dhe gjysma e jetës sonë së bashku.

10 years married and half our lives together. Here's to more adventures 🥰🥂

Posted by Mark Zuckerberg on Thursday, May 19, 2022

Dyshja e njohur janë martuar 10 vite më parë në oborrin e shtëpisë së Zuckerberg me një ceremoni modeste që përfshinte më pak se 100 të ftuar. Mark dhe Priscilla kanë gjithashtu dy fëmijë së bashku. Rikujtojmë se themeluesi i Facebook dhe bashkëshortja e tij njoftuan së fundmi se fondacioni i tyre do të dhurojë 44 milionë dollarë për kërkime dhe teknologji për të ndaluar dioksidin e karbonit, i cili është shkaktari kryesor i ndryshimeve klimatike.

Lajmi është raportuar nga mediat amerikane, sipas të cilave 21 milionë do t’i dhurohen Universitetit të Kalifornisë, 20 milionë shoqatës ”Twelve” dhe 2.5 milionë për financimin e një sërë projektesh. Për Zuckerberg-un, njërin nga njerëzit më të pasur në botë, analistët konsiderojnë që ekziston mundësia që ai në një të ardhme të afërt të jetë edhe më i pasur, për faktin që ndikim të madh ka në nivel global Facebook, Instagrami dhe WhatsApp.

Gjatë viteve për Zuckerberg-un janë publikuar artikuj të ndryshëm, madje është realizuar një film për të por disa detaje janë të panjohura. Njihuni në këtë link me disa nga gjërat interesante për shefin e Facebook, që web-faqja “Zimo” i ka përmbledhur.