Celebrities Fashion

Me rastin e 40-vjetorit të Shtëpisë së Modës, stilistja sjell koleksionin që i dedikohet femrave të fuqishme…

Ishte rradha e shtëpisë së Modës Carolina Herrera të prezantojë në Javën e Modës në Nju Jork, koleksionin e ri pranverë/verë 2022, që përkoi edhe me 40 vjetorin e krijimit të brand-it. Pikërisht në Upper East Side, veriperëndimi i Manhatan, 40 vite më parë, Carolina Herrera, stilistja me origjinë venezueliane prezantoi koleksionin e saj të parë.

Kam qënë shumë e emocionuar për këtë koleksion, për 2 arsye. E para, sepse është 40 vjetori i shtëpisë Herrera. Dhe e dyta, sepse kam pritur 18 muaj për të zbuluar këtë koleksion në pasarelë. Kam pritur gjatë dhe këto veshje janë pasqyrimi më i qartë i femrës Herrera.

Fustane dhe kostume elegante, mëngë të përpunuara dhe silueta klasike, dominuan veshjet e modeleve në pasarelë, me një koleksion dedikuar femrave, aty ku Herrera asnjëherë nuk zhgënjen.

Këtë vit, sigurisht që për shkak të COVID, ne bëmë një prezantim shumë intim, shumë ndryshe nga sa jemi mësuar. Por tani jemi në këtë galeri arti në qendër të Nju Jorkut. Carolina Herrera është një brend që i dedikohet femrave të fuqishme, sharmante dhe të mahnitshme. Cdo femër transformohet kur vesh një fustan Carolina Herrera.

Herrera i mbetet besnike ngjyrave klasike, të bardhës dhe të zezës, në veshje, këpucë e aksesorë. Për një femër edhe më të fuqishme, jo vetëm në rrugë e në zyrë, shtëpia e modës sugjeron për pranverën dhe verën e ardhshme, edhe ngjyrat, ku spikat roza dhe e kuqja.

Ndërkaq, rikujtojmë se stilisti japonez Tadashi Shoji është rikthyer në pasarelë, këtë herë me një koleksion mahnitës pranverë/verë 2022, nga moda e viteve ’20. Gjithçka në këtë koleksion, edhe mënyra se si u prezantua, na kthen 10 dekada pas, në realizimin e videove, por edhe modeleve dhe copave, duke guxuar në krahasim me 100 vite më parë, vetëm me ngjyrat sepse eleganca mbetet po ajo.