Celebrities Gossip Showbiz

Më romantikë se kurrë! Donaldi dhe Beatrix vallëzojnë së bashku…

Në spektaklin e së martës të “Big Brother VIP” pati dhe u diskutuan shumë ngjarje, një ndër to edhe marrëdhënia shumë e përfolur e Donaldit me Beatrix-in. Afrimiteti i dyshes mesa duket ka irritur një pjesë të mirë të njerëzve pasi e shohin si një gjest tradhëtie të Donaldit ndaj moderatores së njohur, Bora Zemanit me të cilin ai ka disa muaj që është ndarë por veprimet që ka bërë brenda shtëpisë nuk kanë lënë të nënkuptohet diçka e tillë.

Donaldi teksa u pyet nga Arbana në lidhje me afrimitetin që ka treguar me Beatrix-in u shpreh se: ‘Kjo është ajo që dua’ duke lënë të nënkuptohet se është gati drejt një romance të re me të.

Dhe këtë po na e tregojnë çdo ditë e më shumë! Beatrix dhe Donaldi tanimë janë të pandarë, i shohim thuajse kudo nëpër shtëpi bashkë duke u përqafuar me njëri- tjetrin. E së fundmi duket se gjërat po bëhen shumë romantike, aq sa dyshja kanë patur dhe vallëzimin e tyre të parë. Teksa ishin jashtë në oborr, në sy të banorëve të tjerë, Trixa dhe Donaldi janë çuar duke kërcyer së bashku.

Teksa për momentin sytë e të gjithëve janë kthyer nga treshja Bora-Donald-Beatrix, çdo detaj apo lëvizje e tyre është nën vëzhgim të plotë. Teksa të gjithë i janë kthyer kundër Trixas se ‘i mori Borës Donaldin’, shumë ofendime vërshuan drejt saj sidomos te komenti që këngëtarja i kishte lënë prezantueses.

E nëse hedhim një vështrim të shpejtë tek postimi i Borës, ai koment nuk është më. Nuk dihet nëse është fshirë nga Bora apo menaxhuesit e faqes së Trixa-s e kanë hequr pas shumë ‘replay’ ofendues që mori.

Për ngjarjen në fjalë reagoi edhe këngëtarja Semi Jaupaj, ish-banore e “Big Brother VIP” e cila u largua nga spektakli në shenjë revolte. Ndërkohë ende nuk kemi asnjë reagim nga Bora Zemani. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.