Aktualitet

Më shumë festime jashtë Shqipërisë/Prenotimet janë 30% më të larta se viti 2019!

Për të festuar Krishtlindjen dhe natën e ndërrimit të viteve, udhëtimet jashtë vendit duket se janë kthyer në traditë për shqiptarët. Për këtë fundvit, ka gati 30% më tepër prenotime krahasuar kjo edhe me 2019-ën, vitin kur ende nuk kishin nisur kufizimet e pandemisë COVID-19. Kështu shprehet për Top Channel, Besnik Vathi, operator turistik.

Nuk janë më pengesat për pandeminë, janë hequr kudo kështu që mundësia për të lëvizur ka qenë e hapur. Mund të jenë 20-30% më shumë se sa viti i fundit para pandemisë. Pra, një lëvizje më e shtuar.

Prenotimet kanë qenë të shumta edhe në destincione që përfshijnë jo vetëm Dubain, Turqinë e kryeqendrat europiane. Bien në sy vendet e rajonit, kjo edhe prej çmimeve më të lira që kanë këto vende përmes paketave që ofrojnë.

Besnik Vathi shprehet:

Që nga Dubai, Stambolli, Parisi, Budapesti, Viena, Amsterdami, Barcelona, Madridi, Roma, Firence. Po kështu edhe brenda rajonit. Me festimet e natës së vitit të ri janë 3-4 destinacione, janë në Selanik, Ulqin dhe po në Malin e Zi, në Budva.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e fluturimeve, për këtë vit është edhe shtimi i linjave direkte me vendet e Europës.