Celebrities Showbiz

Me shumë partnere në “Portokalli”, Salsano Rrapin do ta shoqërojë Lori Bala në “DWTS”!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik që do të nisë pikërisht në muajin tetor. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, dhe tani na ka mbetur të shohim cilët janë partnerët e tyre skenikë.

Çifte që me siguri do të na dhurojnë emocione të forta, ku përmes punës së palodhur, talentit dhe bashkëpunimit të përsosur, dyshet më të reja skenike do të kenë një qëllim të vetëm, fitoren.

Ai është Salsano Rrapi, prezantues dhe pjesë e kastit të “Portokalli”. Ndërkohë, Salsanon e kemi parë të TAR gjithashtu, ku prezanton emisionin “Ndryshe” çdo të martë nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

Ajo është Lori Bala, soliste e Teatrit të Operas dhe Baletit, shpallur si balerina e vitit nga çmimet “Kult” dhe balerina fituese e një edicioni të #DWTS. Salsano, ji fatlum për partneren në #DWTS dhe kujdes: përgjegjësia bie mbi ty!

Me siguri pritet shumë nga ky çift, ku me talentin e Lorit dhe sportivitetin e Salsanos, qëllimi i vetëm do të jetë fitorja, dhe ne i urojmë shumë suksese çiftit në “Dancing with the Stars”!