Gossip Showbiz

Me siguri do të surprizoheni kur të mësoni se këta të famshëm kanë lidhje të ngushtë familjare me njëri-tjetrin!

Edhe pse fama gjithmonë vjen me mungesë të privatësisë, personazhet e njohur duan t’i mbajnë disa gjëra në një rreth më të ngushtë familjar. Ata preferojnë të mos reklamojnë raste familjare, kështu që lidhje të caktuara midis personave të famshëm rezultojnë të jenë mjaft të papritura.

Ndërkaq, zbuloni lidhjen e ngushtë familjare që këta të famshëm kanë me njëri-tjetrin:

Princesh Diana/Benedict Cumberbatch.

Princesha e Uellsit dhe një nga aktorët më të njohur britanikë kanë të njëjtët paraardhës dhe janë kushërinj të largët.

Johnny Depp/Helena Bonham Carter.

Johnny Depp është kumbar i 2 fëmijëve të Helena Bonham Carter dhe Tim Burton.

Snoop Dogg/Brandy Norwood.

Reperi i famshëm, Snoop Dogg, është kushëriri i parë i Brandy Norwood.

Justin Bieber/Ryan Gosling.

Justin Bieber dikur zbuloi se ai dhe Ryan Gosling janë kushërinj të largët.

Elton John/Beckhams.

Elton John është kumbar i djalit të çiftit të famshëm, Romeo.

 Kathie Lee Gifford/Kendall dhe Kylie Jenner.

Kathie Lee Gifford është kumbara e Kendall dhe Kylie Jenner.

 Jennifer Aniston/Courteney Cox.

Jennifer Aniston është kumbara e vajzës së Courteney Cox.

Madonna/Sting.

Sting dhe gruaja e tij janë kumbarë të djalit të madh të Madonna dhe Guy Ritchie, Rocco.

Rikujtojmë, se së fundmi është zbuluar se aktorët Matthew Perry dhe Courteney Cox janë shumë të lidhur, kushurinj të njëmbëdhjetë, për të qenë të saktë. “CNN” raporton se studiuesit në faqen e internetit të gjenealogjisë “MyHeritage” bënë një gërmim të vogël dhe zbuluan se ata kishin të afërm të largët, William Osbern Haskell III dhe Ellen Haskell, të cilët ishin martuar dhe jetonin në Angli afërsisht 500 vjet më parë.