Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

Me siguri e dini që avionët nuk kanë parashuta për pasagjerët por nuk e dini arsyen pse kështu që mësojeni!

A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse linjat ajrore nuk ofrojnë parashuta në rast aksidenti?! Një nga arsyet është fakti se trafiku ajror është një nga më të sigurtit. Për shembull, probabiliteti për të vdekur gjatë fluturimit është 1:11,000,000, ndërsa në trafikun rrugor raporti është 1:5,000. Avioni fluturon në lartësinë 10000 km, me shpejtësi 800-1000 km/h.

Në atmosferë, në këto lartësi, temperatura është nga -40 në -60 dhe praktikisht nuk ka oksigjen. Një parashutë është absolutisht e padobishme sepse një person nuk do të mund të mbijetonte në ato kushte. Numri më i madh i aksidenteve ndodhin gjatë ngritjes dhe uljes. Në atë rast, pasagjerët definitivisht nuk do të kishin kohë për të përdorur parashutën.

Në një lartësi kaq të ulët, parashuta nuk do të hapej. Prania e parashutave vetëm sa mund të përkeqësojë atmosferën gjatë fluturimit dhe ta bëjë atë të padurueshme për disa pasagjerë. Arsyeja është sërish paniku. Në rast rreziku, shumica e njerëzve nuk do të dinin të vendosnin parashutën, as të arrinin me qetësi në vendin nga duhet të hidheshin dhe është e diskutueshme nëse do të ishin të trajnuar dhe informuar mjaftueshëm për të hapur parashutën në momentin e duhur.

Parashutat janë padyshim të shtrenjta, por nuk është kjo arsyeja kryesore pse mungojnë. Ata i ngarkojnë avionët me peshë shtesë dhe kjo është shumë më e rëndësishme. Përveç kësaj, do të kufizonte hapësirën e ruajtjes së bagazheve, e cila është patjetër e nevojshme për ne, veçanërisht nëse do të shkojmë në një udhëtim të gjatë ose do të udhëtojmë me fëmijë të vegjël.

Ndërkaq, shumica prej nesh kanë përjetuar turbulenca gjatë udhëtimit: kur avioni juaj fluturon nëpër trupa ajri që përplasen duke lëvizur me shpejtësi shumë të ndryshme. Turbulencat e forta mund të vënë në rrezik edhe fluturuesin më të kalitur dhe t’i bëjnë pesë minutat të duken si një përjetësi.