Hotelet më luksoze në botë janë zbuluar nga “Conde Nast Traveller”. Nëse keni bërë plane për të udhëtuar njihuni fillimisht me këto hotele super luksoze që të lënë pa fjalë. Këto hotele në të gjithë botën janë përfshirë në listën frymëzuese të pushimeve për vitin 2021, pavarësisht nga viti sfidues i 2020.
Pandemia ka izoluar të gjithë botën dhe ka frenuar dëshirat e miliona njerëzve për të udhëtuar dhe provuar eksperienca të reja. Por kjo situatë pritet të përfundojë një ditë, kështu që hidhini një sy këtyre hoteleve dhe më pas e vendosni ju nëse do të jetë destinacioni i parë sapo situata me COVID-19 të normalizohet.