Lifestyle Love & Sex

Me siguri pasi të keni lexuar këtë artikull do pyesni veten: “Po unë çfarë ndiej pas seksit”?

Një nga momentet më të bukura është kur jeni krah njeriut të zemrës dhe ndani me të gjithçka përfshirë edhe seksin. Së fundmi, në një letër të publikuar në ‘Journal of Sexual Medicine’, 46% e studentëve gra kishin raportuar për simptoma të PCD-së (disforia pas aktit seksual), të paktën një herë në jetë. Mbi 5% e 230 të anketuarave kishin thënë se kanë përjetuar simptoma të PCD-së disa herë brenda katër javëve të fundit. Deri tani nuk duket se ekziston një lidhje mes PCD-së dhe intimitetit në lidhjet e ngushta.

Studimet kanë treguar se 10% e grave kanë përjetuar “mërzinë pas aktit seksual”, dukuri e cila karakterizohet nga shqetësimi, ndjenja e melankolisë, depresionit, zemërimit etj. Në një tjetër studim të publikuar në ‘International Journal of Sexual Health’, më shumë se gjysma e grave të anketuara kishin thënë se ndjeheshin të depresionuara edhe pas një seksi të kënaqshëm.

Ndërkaq, një studim i botuar në revistën “Personality and Social Psychology Bulletin” gjeti prova se njerëzit që nuk janë të kënaqur me trupin e tyre kanë marrëdhënie më pak të kënaqshme, pjesërisht sepse ata projektojnë pasiguritë e tyre për trupin te partnerët. Ky paragjykim ishte më i dukshëm në mesin e grave, pasi gratë që ndiheshin më pak tërheqëse kishin tendencë të mendonin se partnerët e tyre ishin më pak të tërhequr prej tyre dhe nga ana tjetër raportuan marrëdhënie dhe kënaqësi seksuale më të ulëta.

Autorja e studimit Allanah Hockey dhe ekipi i saj propozuan që ky efekt mund të shpjegohet nga një model mendimi i quajtur “paragjykim i projektimit”, ku njerëzit supozojnë se të tjerët ndajnë të njëjtat mendime dhe besime si ata. Marrëdhënia seksuale është një nga këto momente që e lidh dhe e përforcon më shumë lidhjen e një çifti dhe megjithëse është e bukur dhe magjike në të njëjtën kohë ka disa rregulla që nuk zbatohen dhe kështu që mos u habisni kur të fillojë të ketë ‘krisje’ në raportin tuaj. Njihuni në këtë link me 4 veprime të cilat është mirë t’i shmangni pas seksit, sepse mund të shkatërrojnë gjithçka të bukur që keni kaluar së bashku.