Celebrities Gossip Showbiz

Me të brendshme në klipin e këngës së re, Melinda Ademi zbulon datën e publikimit!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

Këngëtarja ka vendosur të na surprizojë me një projekt të ri muzikor. Pak kohë më parë me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja shpërndau me ndjekësit një fotografi shumë provokuese të sajën dhe krahas saj shkruajti se po diçka e bukur po vinte.

Dhe bukuroshja na e shuajti paksa kureshtjen me një video të publikuar pak ditë më parë. Teksa Melinda shfaqej shumë seksi dhe provokuese me një fustan të shkurtër në ngjyrë të gjelbërt, ajo na tregoi paska nga kënga e re.

E duket se surprizat e Melindës lidhur me këtë projekt nuk kanë fund. Së fundmi, reperja ka postuar një karusel fotografish ku shfaqet shumë seksi me të brendshme, një ‘look’ tepër i veçantë në klipin e saj. Jo vetëm kaq, por bukuroshja ka zbuluar datën dhe orën e publikimit të këngës dhe nuk do të na duhet të presim më shumë se nesër në orën 20:00.

Para pak ditësh, ashtu siç di vetëm ajo të provokojë, ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram teksa ka qenë me pushime në bregdetin e Shqipërisë. Melinda shfaqej me rroba banjo dhe disa poza shumë provokuese që kanë ngacmuar syrin e ndjekësve.

Rikujtojmë se, kënga më e fundit nga këngëtarja është “Qa din ti” një këngë që në fakt ka marrë menjëherë zemrat e ndjekësve duke numëruar mbi 8 milion klikime katër muaj pas publikimit. “Qa din ti” është një këngë tipike ‘rap’ ashtu siç jemi mësuar ta shohim shpesh bukuroshen.