Celebrities Gossip Showbiz

Më të dashuruar se kurrë, Harry Styles dhe Olivia Wilde njihen me familjet e njëri-tjetrit!

Thuhet se Harry Styles ngadalë po njihet me fëmijët e të dashurës së tij Olivia Wilde pothuajse me një vit të lidhur. Burimet kanë pohuar se këngëtari ka kaluar më shumë kohë me fëmijët e Olivia, të cilët i ndan me ish-partnerin, Jason Sudeikis, Otis dhe Daisy. Harry dhe Olivia u takuan në xhirimet e thrillerit të saj psikologjik, “Don’t Worry Darling”, regjisorja e të cilit është ajo dhe ai luan rolin kryesor të Jack.

Romanca e tyre po bëhet gjithnjë e më e fortë dhe një burim i tha mediave të huaja se ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe se ajo ka qenë duke fluturuar mes fëmijëve të saj dhe Harry në një përpjekje për ta bërë atë lidhje të funksionojë. Burimi tha:

Harry po njihet ngadalë me fëmijët e saj. Olivia gjithashtu po kalon kohë me mamanë e Harry. Çifti me sa duket janë të prirur të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur së bashku pasi Harry përfundoi turneun e tij “Love on Tour”, ndërsa Wilde ka mbyllur dramën me Brad Pitt dhe Margot Robbie.

Ata përpiqen ta shohin njëri-tjetrin sa më shumë që të jetë e mundur. Olivia ka fluturuar pa ndalesë tek Los Angeles, ku jetojnë fëmijët e saj, teksa është përpjekur edhe të bashkohet me Harry në turne. Ajo gjithmonë duket e përqendruar vetëm në funksionimin e gjithçkaje. Ajo është vërtet fansja më e madhe e Harry.

Përfaqësuesi i Harry nuk pranoi të komentonte. Ndërkohë, kujtojmë se aktorja bukuroshe Olivia Wilde u duk se ka arritur tashmë edhe në fazën e ndarjes së bizhuterive me këngëtarin Harry Styles. Një detaj i vogël ky por që ka rënë shumë në sy. Gjatë eventit madhështor të modës nga marka e njohur “Gucci” në Los Anxhelos, aktorja 37-vjeçare kishte zgjedhur që të vendoste një gjerdan shumë të njohur ari me kryq, i cili mendohet që të jetë i këngëtarit të njohur Harry.