Celebrities Gossip Showbiz

Më të dashuruar se kurrë, Romeo Beckham dhe Mia Regan kalojnë pushime magjike në Miami!

Romeo Beckham kaloi një kohë të vyer me të dashurën e tij mahnitëse të veshur me bikini Mia Regan gjatë një dite plazhi plot diell në Miami të premten. Djali 19-vjeçar i futbollistit David dhe stilistes Victoria, nuk i ka rezistuar dot një puthjeje me bukuroshen bionde, gjithashtu 19-vjeçare, teksa shijoi rrezet e diellit në shezllonin e saj.

Romeo dukej më mirë se kurrë më parë me një bluze të zezë basketbolli nga Miami Heat dhe pantallona të shkurtra Puma ndërsa pushonte në South Beach. Mia tregoi trupin e saj të tonifikuar me bikini të bukura rozë teksa ecte përgjatë rërës para se të shkonte në ujërat blu për një shëtitje ku iu bashkua një mike brune.

Ajo më vonë u mbulua me një bluzë portokalli, pantallona të shkurtra me vija dhe mbajti një çantë lëkure të bardhë. Romeo dukej i relaksuar dhe i kënaqur gjatë ditës, teksa mbante një palë vathë argjendi. Mia dhe Romeo filluan të takoheshin dy vjet më parë dhe që atëherë kanë qenë të afërt me njëri-tjetrin. Udhëtimi në Miami vjen pasi Romeo njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje afatgjatë me markën sportive PUMA muajin e kaluar.

Bilanci bankar i sapo rritur i yllit e ka ngritur atë në krye të listës së të pasurve midis vëllezërve e motrave të tij Brooklyn, Cruz dhe Harper. Futbollisti i ri Romeo thuhet se është paguar 1.2 milionë paund për nënshkrimin, duke e nisur atë në një rrugë karriere të ngjashme me atë të babait të tij David pas marrëveshjes së gjatë të sportistit me Adidas.