Celebrities Gossip Showbiz

“Më thanë që e ka marrë i ati, ndërkohë Andrei ishte në punë”, Paloma rrëfen momentin kur mendoi se i rrëmbyen vajzën

Me fillimin e formatit të “Big Brother VIP”, zbuluam shumë të panjohura dhe detaje personale nga personazhet publikë që u bënë pjesë e tij. Zbuluam tradhëtinë që kishin pasur apo që kishin kryer ndaj partnerëve të tyre, zbuluam detaje nga fëmijëria, zbuluam dhe dramat e tyre më të mëdha të jetës dhe sfidat me të cilat ata janë përballur.

Një ndër to që ka rrëfyer shumë nga jeta e saj personale ka qenë Paloma, e cila bëri shumë bujë në media pas rrëfimit të historisë me dhunën e bashkëshortit ndaj saj gjatë periudhës që ka qenë i alkoolizuar. Pak më parë, Paloma ka treguar gjithashtu një tjetër histori të sajën dhe këtë herë ka të bëjë me të bijën. Gazetarja ka rrëfyer një moment shumë të frikshëm për të kur mendoi se i kishin rrëmbyer vajzën.

Një ditë shkova të marr vajzën nga kopshti dhe edukatorja më thotë që ajo ishte marrë nga i ati. Ndërkohë që Andrei ishte në punë. Desh më ranë të fikët, edhe sot kur e kujtoj bëhem keq. 

Historia e jetës së Palomës, konkurrentes të “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ajo shprehu rreth dhunës që ka përjetuar nga bashkëshorti i saj, producenti Alandy, gjatë kohës kur ai ishte i varur nga alkooli. Një bisedë kjo e kryer me Monikën, por në të njëjtën kohë me të gjithë publikun që ndjek shtëpinë më të famshme.

Por në spektaklin e të martës, bashkëshorti i saj i bëri një surprizë duke i dhuruar një trofe në të cilin shkruhej “Aktorja më e mirë”, gjë që i ka habitur të gjithë duke lindur dyshime se Paloma nuk e ka treguar historinë ashtu siç është në të vërtetë. Por më pas zbuloi se ishte një shaka, por sipas tij ajo nuk duhet të flistë më për të shkuarën e saj pasi nuk është aq tragjike sa ajo e bën.