Celebrities Gossip Showbiz

“Më thua që bëj kot…”, Kiara ia thotë në sy Luizit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Kiara dhe Luizi kanë debatuar dhe gjatë prime-it të sotëm, ne lidhje me incidentin e ndodhur gjatë lojës së injorimit.Kiara i ka thënë Luizit se ai nuk përpiqet ta kuptojë dhe po ashtu se i ka thënë që është egoiste dhe se bën kot. Ajo shtoi se do që ai të reflektojë sepse sjellja e tij nuk është normale.

Ti nuk përpiqesh të më kuptosh, ta shohësh me sytë e mi. Më ke thënë që jam egoiste, që bëj kot. Problemi im është që unë nuk të shoh dot për lojë. Unë nuk e bëj dot ndarjen mes dashurisë dhe zemrës siç e bën ti. Dua të reflektosh për mënyrën si po sillesh se nuk është normale kjo sjellje. Ka mënyra se si të fitosh.

Një zarf i zi ka mbërritur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP.  Nuk dihet ende se çfarë përmban zarfi, teksa banorëve u është thënë se do hapet në momentin që i lajmëron Vëllai i Madh. Vetëm pak më parë gjatë spektaklit është lexuar përmbajtja e tij, e cila është një paralajmërim final për këdo banor që thyen rregullat.