Celebrities Showbiz

Më thuaj me kë rri, të të them se cili je/ Ja sa të ndikon partneri tek ty!

Të gjithëve ne na ka rastisur që ta përdorim qoftë edhe një herë shprehjen “Më thuaj me kë rri, të të them se cili je”. Sigurisht që më së shumti e kemi përdorur në lidhje me shoqërinë, por ajo që pak prej jush mund të dinë është se kjo shprehje është shumë e përshtatshme edhe për sa i përket marrëdhënieve romantike. Partneri që kemi në krah na ndikon më shumë se sa mund ta kishit imagjinuar.

Një partner na ndikon në mënyrën se si vishemi, si sillemi, apo edhe se si mendojmë. Çfarë, nuk na besoni? Le t’i hedhim një sy këtyre të famshmëve që janë ndikuar nga personi që ata kanë pasur në krah dhe jemi të sigurtë që pas kësaj do të bindeni plotësisht.

Megan Fox

Aktorja e njohur ka qenë e martuar me Brian Austin Green, pak përpara lidhjes së saj aktuale me Machine Gun Kelly. Nëse bëjmë një krahasim të vogël mes paraqitjeve të saj me Brian dhe me MGK, do të vihet re fare qartë ndryshimi. Megan ka qenë gjithmonë seksi dhe shumë provokuese, por me lidhjen e saj me artistin, duket se ka dalë në pah një tjetër anë e saj, më ‘wild’.

Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian njoftoi sot të gjithë fansat e saj se i ka thënë ‘po’ propozimit për martesë nga i dashuri i saj, Travis Barker dhe tani janë zyrtarisht të fejuar. Para tij, motra e madhe e klanit Kardashian, ishte në një marrëdhënie të gjatë me Scott Disick, babain e fëmijëve të saj, por një lidhje kjo që nuk përfundoi kurrë në martesë. E teksa Scott nuk ‘zuri rehat’ duke ndërruar shpesh partneret e tij (me moshë më të re se ai) dhe duke u penduar në një farë mënyre për lidhjen që i dha fund me Kortney, kjo e fundit është më e lumtur me Travis dhe duhet thënë se është më në formë se kurrë më parë, fizikisht, emocionalisht, mendërisht.

Kim Kardashian

Kim Kardashian është në proces divorci nga reperi Kanye West. Sigurisht të gjithë mund t’i mbajmë mend paraqitjet e përbashkëta të çiftit, që shpesh herë kombinoheshin me njëri-tjetrin dhe që në fakt Kim nuk ekspozohej (dhe aq shumë). Por si i ndikoi asaj ndarja, do pyesni ju? Kim është shfaqur në fillim në paraqitjet e saj publike nëpër evente të rëndësishme e mbuluar kokë e këmbë në veshje në ngjyrë të zezë. Pas kësaj ajo eksperimontoi dhe disa herë, për t’u rikthyer më pas sërish tek ekspozimi, sepse atë që ka e ka dhe nuk e mohojmë dot.

Kylie Jenner

Një tjetër Kardashian që i bashkohet kësaj liste. Kylie Jenner para se të lidhej me Travis Scott, kishte një marrëdhënie me reperin Tyga. Me këtë të fundit mund të shihnim një Kylie me një stil më me ‘këmbë në tokë’, një stil më rinor në veshje apo edhe tek flokët dhe make-up. megjithatë kjo marrëdhënie që dukej se do të zgjaste për një farë periudhe, mbaroi dhe Kylie u hodh në krahët e një yjetër reperi, Travis Scott me të cilin lindi një vajzë dhe është shtatzënë me fëmijën e dytë. Stili i saj evoloi ndjeshëm dhe ajo madje u bë dhe më aktive në botën e biznesit duke u bërë një sipërmarrëse shumë e suksesshme. Pati partnerin e duhur në krah që e mbështeti? Mbase një nga arsyet e suksesit mund të ishte dhe kjo.