Celebrities Gossip Health & Beauty

Me trauma që pas vdekjes tragjike të nënës së tij, zbulohet terapia që përdor Princ Harry për t’u çliruar!

Së fundmi, Princ Harry ka folur për metodën psikoterapeutike që ka përdorur, për të kapërcyer vdekjen tragjike të nënës së tij. Ditët e fundit, Harry ka deklaruar se ka filluar me sukses rrugën e terapisë EMDR për të përpunuar traumën për shkak të vdekjes tragjike të nënës së tij, Princeshës Diana.

Duka i Sessex-it zbuloi se ai kurrë nuk ishte në gjendje të menaxhonte emocionet e tij kur jetoi në Londër, një qytet ku ndjeu shqetësim dhe tension të vazhdueshëm.

Terapisti mund të na ndihmojë dhe të na drejtojë drejt ndërgjegjësimit për të kapërcyer një dhimbje.

Por çfarë është metoda EMDR? Si funksionon?

Shoqata EMDR, e kryesuar nga Isabel Fernandez, drejtoreshë e Qendrës Kërkimore të Psikotraumatologjisë në Milano, shpjegoi se parimi themelor i metodës EMDR, akronimi për ‘Desensitimi dhe ripërpunimi i lëvizjes së syve’ është që mendja mund të shërohet nga trauma duke përdorur stimuj për të ndihmuar trurin, i cili përpunon përvojën traumatike dhe lehtëson shërimin e saj.

Shoqata theksoi se:

Kjo metodë e veçantë, e aprovuar prej vitesh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, lindi si një trajtim për çrregullimin e stresit post-traumatik, por përdoret gjithashtu edhe për çrregullime të tjera, të tilla si ankthi dhe depresioni. Publikimet dhe hulumtimet shkencore mbi efektivitetin e saj, si dhe përvojat e terapistëve që zbatojnë këtë metodë, po përshkruajnë rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të EMDR në fushën e psikoterapisë traumatike dhe marrëdhënieve traumatike në familje.

Që nga viti 2010, terapia EMDR është njohur si një qasje psikoterapeutike dhe në vitin 2011 Administrata e Shteteve të Bashkuara për Abuzimin e Substancave dhe Shërbimet e Shëndetit Mendor (Samhsa) e përfshiu atë në mesin e trajtimeve më të vlefshme empirike (të bazuara në prova) dhe efektive në trajtimin e ankthit depresioni dhe PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik).

Që nga viti 2013 është përfshirë në rekomandimet e OBSH-së si psikoterapi e zgjedhur për trajtimin e PTSD tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit, dhe për të gjitha çrregullimet që lidhen me situatat stresuese.

Ndërkaq, rikujtojmë, se një libër i ri në lidhje me familjen mbretërore është i ngarkuar me kuptim të thellë dhe do të ndryshojë plotësisht mënyrën se si lexuesit perceptojnë monarkinë. Redaktorja e “Vanity Fair”, Tina Brown, ka njoftuar se libri i saj i ri “The Palace Papers: Inside The House Of Windsor-The Truth And The Turmoil”, do të dalë në treg në prill.