Celebrities Gossip Showbiz

Me veprimin e fundit Maluma sapo bëri xheloze të gjitha vajzat!

Ylli kolumbian, Maluma ka marrë vëmendjen së fundmi me videon e fundit të publikuar në Instagram ku shihet i shtrirë në krevatin e një dhome teksa një modele e veshur me të brendshme e filmon. Vajza ecën nëpër dhomë duke filmuar Malumën në gjumë, më pas heq këmishën për t’u shtrirë krah këngëtarit.

Në fund të videos lexohet “10 qershor”. Këngëtari krahas videos shkroi se:

Po e publikoj këtu para se ta shihni diku tjetër.

Pra mesa duket ylli ka dashur të tregojë se bëhet fjalë për xhirimet e një kënge të re. Rikujtojmë se artisti i njohur ishte në muajin mars në Shqipëri teksa mbajti koncertin e tij në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, ku dha një super performancë për të gjithë publikun. Vetë Maluma postoi disa video gjatë performancës në llogarinë e tij në Instagram.

Artisti këndoi disa nga hitet e tij më të njohura, si “Felices los 4”, “Corazon”, “No soy malo”, “11 PM” e shumë të tjera. Gjatë koncertit të tij, Maluma nuk harroi të përmendte dhe disa fjalë për eksperiencën e tij këtu në Tiranë. Ndërkaq, vlen të theksojmë se kolumbiani së fundmi zbuloi edhe arsyet se pse mori pjesë në filmin artistik ‘Marry Me’. Artisti luan së bashku me divën e muzikës pop Jennifer Lopez dhe Owen Wilson. Ndërsa bisedonte me Nischelle Turner të ‘ET’, Maluma tregoi pse ‘Marry Me’ ishte filmi i parë i përsosur.