Celebrities Gossip Showbiz

“Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision” , Robert Aliaj shpërthen ndaj Ronela Hajatit!

Edicioni i 60 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i cili u mbajt në Pallatin e Kongreseve zyrtarizoi fituesin e festivalit të 60.

Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ arriti të rrëmbente çmimin e parë të spektaklit pas të cilit do të na përfaqësojë në Eurovizion 2022.

Megjithatë, padyshim që në konkurse të tilla ka njerëz të pakënaqur me përzgjedhjen dhe kjo gjë sjell edhe komente apo kritika negative. Si njerëz të thjeshtë, ashtu edhe disa artistë janë shprehur kundër fitores së Ronelës.

Së fundmi ka qenë Robert Aliaj, i cili në një intervistë të dhënë është shprehur totalisht kundra këngës ‘Sekreti’ të Ronelës duke e cilësuar si tallava dhe madje vetë kompeticionin si një festival propagandistik.

Më vjen shumë keq që tallavaja do të shkojë ne Eurovision. Jo se unë për Eurovision kam ndonjë respekt pasi e shikoj si një festival propagandistik, një festival kot. Jemi modeli shoqëror që nuk ka për të sunduar ndonjëherë.

Nga ana tjetër edhe kundërpërgjigjet e Ronelës më parë nuk kanë qenë të pakta. Para disa ditësh, këngëtarja duket se ju ‘mbylli gojën’ të gjithëve me një version të këngës, që e cilësoi si versionin për moralistët.

Krah Ronelës publikisht, para disa ditësh ka dalë dhe një ish- përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe.

E pushtuar nga emocionet Ronela ua dedikoi çmimin e parë prindërve të saj të cilëve u premtoi që do i bënte edhe më shumë krenarë.

Pasues i Ronelës me vendin e dytë, u shpall Alban Ramosaj me këngën dhe baladën ‘Theje’ i cili emocionoi jo pak publikun. Gjatë fjalës së tij Ramosaj ‘porositi’ Ronelën të sillte kupën e Eurozionit në shtëpi pasi e uroi për fitoren.