Bota

Mediat italiane po aludojnë se Papa Françesku do të japë dorëheqjen!

Thashethemet për një dorëheqje të mundshme të Papës kanë qarkulluar orët e fundit në mediat italiane. Gazeta Libero Quotidiano ka botouar një artikull, sipas të cilit, Papa po shqyrton dorëheqjen e tij si për shkak të moshës ai do të mbushë 85 vjeç më 17 Dhjetor ashtu edhe për problemet e tij të fundit shëndetësore.

Arsyeja e publikimit është operacioni që Papa iu nënshtrua në zorrën e trashë në fillim të korrikut. Vihet re se Benedikti XVI , ish -Papa, dha dorëheqjen në moshën 85 -vjeçare. Deri më tani nuk ka asnjë koment zyrtar nga Selia e Shenjtë.

Kjo mund të vijë dhe për arsyen se policia italiane konfiskoi së fundmi një zarf drejtuar Papa Françeskut, që përmbante brenda tij tre plumba pistolete. Sipas autoriteteve, zarfi u kap në një strukturë të klasifikimit të postës pranë qytetit verior italian të Milanos. Punonjësit e postës thirrën policinë pasi skanuan zarfin, në qytetin e Peschiera Borromeo-s. Policia deklaroi për Reuters se zarfi ishte dërguar nga Franca dhe i drejtohej adresës “Papës, Vatikanit, në Sheshin e Shën Pjetrit”.

Meqenëse e gjitha bota ndodhet në fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, Papa Françesku i ka ftuar të gjithë të vaksinohen. Sipas kreut të Vatikanit, vaksinimi është një akt dashurie dhe një mënyrë e thjeshtë për t’u kujdesur për të tjerët.