Celebrities Gossip Showbiz

Megan Fox në mbrëmjen e “MTV VMA” nuk paska dalë “lakuriq” me dëshirën e saj, por dikush e paska urdhëruar!

Pamja e Megan Fox mbrëmjen e “MTV Video Music Awards 2021”, ishte padyshim pamja që është komentuar më shumë. Për mirë apo për keq Megan arriti ta merrte vëmendjen me fustanin e saj nude super seksi.

Pasi zhveshja e saj bëri gjithë xhiron e botës dhe mori vëmendje edhe më shumë se vetë eventi, Megan tha se pamja e saj vinte me kërkesë të të dashurit, muzikantit Machine Gun Kelly. Super ylli u shpreh se:

Ai më tha: “Duhet të jesh lakuriq sonte” dhe unë ju përgjigja se: “Po, çfarë të thuash ti do të bëj!

Ndër të tjera, Megan foli edhe për pjesëmarrjen në videoklipin e partnerit të saj, “Bloody Valentine” duke thënë se “atij nuk i lejohet të ketë asnjë tjetër ne videoklipet e tij”. Dyshja e njohur kanë filluar të takohen me njëri-tjetrin që nga pranvera e vitit 2020 dhe që prej atëherë ata kanë qenë të pandashëm nga njëri-tjetri.

Stili i tyre dhe mënyra e veshjes gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes dhe kjo për arsyen se ata janë kombinuar si dy binjakë me veshjet e tyre. Kanë ditur gjithmonë që të përshtaten me njëri-tjetrin në një mënyrë shumë të veçantë. Një stil unik, perfekt dhe sinkron. Hidhini një sy kombinimeve të tyre në këtë link.

Çifti simpatik aq shumë janë bërë për njëri-tjetrin sa po qarkullon gjithandej lajmi se ata janë fejuar me njëri-tjetrin. Bukuroshja u fotografua me një unazë në gisht teksa shihte reperin në prova për “MTV Video Music Awards 2021”.

Ndërkaq, në këtë event të rëndësishëm guximtarët e modës shpalosën të gjithë kreativitetin e tyre në veshje. Tapeti i kuq tanimë është kthyer në pistën ku “luftohet” se kush do ta mbajë kurorën e veshjes më skandaloze. Nga mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve në “MTV Video Music Awards” kemi shkëputur personazhet e veshur më keq.