Fashion Showbiz

Meghan Markle frymëzohet nga stili i vjehrrës së ndjerë!

E gjithë vëmendja e mediave angleze e jo vetëm është tek familja mbretërore, e cila ka patur shumë ngjarje të pakëndshme vitete e fundit si dhe shumë sekrete të pazbuluara ende.
Teksa flasim për ngjarjet mund të përmendim vdekjen e Princeshë Dianës dhe skandalin që ndodhi pas saj, me thashetheme e teori të ndryshme të cilat diskutohen edhe sot, duke kaluar tek largimi i Princ Harry-t nga familja mbretërore për shkak të bashkëshortes së tij Meghan.

Nëse nuk e dini, Meghan Markle dhe Princeshë Diana kanë shumë gjëra të përbashkëta me njëra-tjetrën, duke filluar me dashurinë e tyre për Princ Harry-n e deri tek pasioni i madh për filantropi.

Gjatë vitit të kaluar, çifti Meghan-Harry kanë qenë kryefjala e mediave, në të cilat Meghan akuzohej se ishte një influencë e keqe dhe se dëshironte të ndante Princin nga familja e tij apo dhe shumë akuza tëtjera për të cilat Harry është shprehur, në një deklaratë që ka bërë vitin e kaluar, se gruaja e tij po trajtohet njësoj si nëna e ndjerë.

Sipas tij, fjalët kundër bashkëshortes ishin të pamëshirshme dhe se po përsëritej historia ku Princeshë Diana ra pre e forcave të fuqishme dhe thashethemeve.

Por përpos kësaj, me disa vëzhgime të veshjeve të Markle gjatë paraqitjeve të saj në publik, vihet re një ngjashmëri e frikshme në stil, e cila është pothuajse e njëjtë me atë të vjehrrës së saj, Princeshë Dianës.
Mund të shikoni disa prej veshjeve dhe të gjykoni e vetë ju se Meghan mund të frymëzohet shumë nga Diana apo ndoshta dhe po përpiqet ta imitojë atë.